I nominuari republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, është tërhequr nga sugjerimi i tij se Rusia duhet t’i gjejë emailat e kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton, duke thënë sot se ai e kishte me sarkazëm.
Gjatë ditës së djeshme Trump tha se po të zgjidhej president, ai do t’i rikonsideronte sanksionet kundër Rusisë, të vendosura për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe se do ta konsideronte mundësinë e njohjes së Krimesë si territor rus.
Fushata e Clintonit tha se deklaratat e Trumpit janë një “çështje e sigurisë kombëtare”.
Ndërsa Kremlini u tha sot Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund çështjes së skandalit të emailave të Partisë Demokratike.
Kremlini gjithashtu tha se qëndrimet e Trumpit lidhur me Krimenë nuk ndikojnë në ndryshimin e “qëndrimit neutral” të Rusisë ndaj kandidatëve amerikanë për president.