Trump thotë se pa mua në pushtet NATO do të ishte ‘grumbull hiri’

E publikuar: 20/01/2026 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump thotë se askush – “asnjë person i vetëm, apo president” – nuk ka bërë më shumë për aleancën ushtarake të NATO-s sesa ai vetë, ka raportuar BBC.

“Nëse nuk do të kisha ardhur unë, nuk do të kishte NATO tani!!!” shkruan ai në platformën e tij Truth Social.

“Do të kishte qenë në grumbullin e hirit të Historisë. E trishtueshme, por e VËRTETË!!!” përfundon ai.

Siç ju kemi thënë, kjo vjen pas kërcënimeve të tij për të vendosur tarifa ndaj aleatëve të tij të NATO-s për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj planit të tij për të blerë Groenlandën.