Trump thotë se do të telefonojë NATO-n e Zelenskyn për takimin me Putin

E publikuar: 16/08/2025 04:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Foto-KP

Presidenti amerikan Donald Trump tha se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie fantastike me presidentin rus Vladimir Putin, por kjo u pengua nga hetimet gjatë mandatit të tij të parë mbi ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

“Kishim shumë takime të vështira, takime të mira. Ne u ndërhymë nga mashtrimi Rusia. E kam bërë pak më të vështirë për t’u përballur, por ai e kuptoi”, tha Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Anchorage të Alaskës.

Trump tha se ai dhe Putin “bënë disa përparime” në takimin e tyre dypalësh, por shtoi se “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”.

“Do të telefonoj NATO-n pas pak. Do të telefonoj njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm. Sigurisht, do të telefonoj presidentin Volodymyr Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm. Në fund të fundit, varet prej tyre”, tha Trump.