Juria e ka shpallur ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë të parave të heshtura të bëra për ish-aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels.
Ai kështu bëhet ish-presidenti i parë që dënohet për vepra penale, raporton BBC.
Trump është shpallur fajtor për të 34 akuzat, derisa këtë vendim e ka cilësuar si “turp”.
“Ky ishte një turp, ky ishte një gjyq i montuar”, ka thënë ai.