Nëse do të ishte shaka, të gjithë do kishin qeshur. Por jo. Donald Trump tha këtë mbrëmje se nëse Hillary Clinton zgjidhej Presidente, e vetmja mënyrë për të ndaluar atë për të zgjedhur gjykatësit e Gjykatës Supreme është ta vrasin atë.
“Hillary kërkon të shfuqizojë Amendamentin e Dytë,” tha ai, duke iu referuar një pjese të legjislacionit që aktivistët e të drejtave për armët pretendon se u jep atyre të drejtën të mbajnë armë.
“Nëse ajo zgjedh gjykatësit nuk ka asgjë që mund të bëni”. Komenti i Trump erdhi gjatë një turbimi në Wilmington, dhe u kap menjëherë nga komentatorët si fjala e bujshme e manjatit amerikan.
Për dy javë ai ngjalli debat të madh, kur i kërkoi Rusisë të hakojë email-et e Hillary Clinton. Port ë nesërmen ai tha se ishte thjeshtë një shaka.
Ndërsa Clinton tha se “ajo ishte dëshmi e papërshtatshmërisë së Trump për Zyrën Ovale”.