Trump përplaset me gazetarin pas pyetjes se nëse Rusia po e ndihmon Iranin: Çfarë pyetje idiote

E publikuar: 07/03/2026 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi ashpër ndaj një pyetjeje të gazetarit të Fox News, Peter Doocy, lidhur me pretendimet se Rusia po ndihmon Iranin të shënjestrojë trupat amerikane.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpia e Bardhë, Trump e hodhi poshtë pyetjen duke e quajtur atë “idiote” dhe tha se çështja ishte më pak e rëndësishme krahasuar me temat që po diskutoheshin në atë moment.

Ai më pas kaloi menjëherë te pyetja tjetër.