Trump njofton se planifikon të dërgojë emigrantët e paligjshëm në Guantanamo

E publikuar: 30/01/2025 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Donald Trump njoftoi se po urdhëron hapjen e një qendre paraburgimi në Gjirin e Guntanamos, për të mbajtur deri në 30 mijë emigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Baza ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, është përdorur për të burgosurit që janë dënuar në kuadër të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

“Do t’i dërgojmë në Guantanamo”, tha Presidenti në Shtëpinë e Bardhë.

Trump e bëri njoftimin pak para se të nënshkruante në ligj, projektligjin e miratuar nga Kongresi për ndalimin e imigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme.

Ky është ligji i parë i nënshkruar nga presidenti.