Trump merr vendimin e parë si President: Deklaroj emergjencën kombëtare në kufijtë jugor të ShBA’së

E publikuar: 20/01/2025 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fjalimin e parë pasi u betua si Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar emergjencë kombëtare në kufirin me Meksikën.

Trump ka deklaruar se çdo hyrje e paligjshme do të “ndalet menjëherë”, duke shtuar se qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminalë” në vendet nga kanë ardhur.

Pas fjalimit, Trump pritet të nënshkruajë urdhër ekzekutiv për fillimin e një procesi për t’i dhënë fund shtetësisë së të drejtës së lindjes dhe shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë.

Trump e kritikoi administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, për trajtimin e krizës së imigrantëve, duke thënë se ajo u ka siguruar “strehë dhe mbrojtje kriminelëve të rrezikshëm” që “kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë”.

Qeveria ka dhënë “fonde të pakufishme për mbrojtjen e kufijve të huaj”, por ka refuzuar t’i mbrojë kufijtë amerikanë, tha Trump.

Ai shtoi se Amerika, së shpejti, do të jetë “më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme”.

“Rrezet e diellit po shtrihen në të gjithë botën dhe Amerika e ka rastin ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, tha Trump.