Trump mendon se ekzekutivi i Apple e ka emrin Tim Apple

E publikuar: 08/03/2019 02:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti të Shteteve të Bashkuara i duhet të mbajë mend shumë emra. Disa i mbani mend e disa i harron. Por asnjëherë nuk do të harrohet kur Presidenti Trump e quajti CEO e Apple Tim Cook “Tim Apple.”

Edhe pse ky i fundit është një figurë e njohur në botën e biznesit dhe ke pasur të bësh me të si në rastin e Trump, ti mbash mend emrin nuk duhet të përbëjë problem.

“Tim është prej atyre njerëzve që po i bëjnë gjërat ashtu siç kemi dëshiruar të gjithë. Jam mësua të them Tim ti duhet të fillosh të bësh biznes këtu dhe me të vërtetë keni bërë një investim të madh në vend. Ne e vlerësojmë shumë Tim Apple,” shprehej Trump gjatë fjalimit të tij në një takim me Bordin Këshillues të Politikave të Punës në SHBA.

Trump njihet për problemet e tij me kujtesën e emrave të njerëzve. Në të njëjtën mënyrë ai quajti CEO e Lockheed Martin, Marilly Hewson, si Maryllin Lockheed.

A i harron me të vërtetë emrat Trump? Apo u drejtohet njerëzve sipas kompanive të drejtojnë? Ishte e qëllimshme apo ndonjë lojë psikologjike? Çdo gjë duket e mundur nga Trump.

Me siguri ai e di emrin e vërtetë të Tim Apple ndërsa i thotë në minutën e 40:43 Tim Cook. /PCWorld Albanian