Trump kërcënon Iranin: Më mirë mos të jetë i vërtetë lajmi që keni vendosur tarifa ndaj anijeve cisternë

E publikuar: 09/04/2026 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Irani po vendos tarifa për anijet cisternë që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi publik, Trump theksoi se një veprim i tillë nuk duhet të ndodhë dhe paralajmëroi se, nëse raportimet janë të vërteta, ato duhet të ndalen menjëherë.

“Ka raportime se Irani po u vendos tarifa anijeve cisternë që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit — Më mirë të mos jetë e vërtetë dhe, nëse është, më mirë të ndalojnë menjëherë!” – ka shkruar Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajonin e Gjirit, ku Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.