Trump: Japonia mund të ndërmarrë veprime kundër Koresë së Veriut

E publikuar: 03/11/2017 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi Kinën se Japonia, të cilën ai e quajti “një komb ndërluftëtar”, mund ta marrë çështjen në duart e veta nëse kërcënimet e Koresë së Veriut nuk do të shtypen.

“Japonia është një komb lufte dhe i them Kinës dhe gjithë të tjerëve që po dëgjojnë se do të kenë një problem të madh me Japoninë shumë shpejt nëse do të lejojnë të vazhdohet kështu me Korenë e Veriut”, tha Trump për Fox News.