Trump e mohon se fëmijët e tij do të kenë qasje në informata sekrete të shtetit

E publikuar: 16/11/2016 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, republikani Donald Trump, ka thënë sot se nuk është duke tentuar t’iu sigurojë fëmijëve autorizim në dokumentet sekrete të qeverise amerikane.

“Nuk jam duke tentuar t’iu sigurojë nivel të lartë të autorizimit fëmijëve të mi [për qasje në dokumente sekrete],” ka shkuar Trump në Twitter, përcjell Express.

Ai e ka quajtur të rremë lajmin se Trump dëshiron t’iu sigurojë qasje fëmijëve të vet në dokumente sekrete të shtetit.

“Ky është një lajm tipik i rremë,” ka shkruar ai./Express/