
WASHINGTON, DC – JULY 23: Donald Trump listens at the Trump International Hotel Washington, D.C Groundbreaking Ceremony at Old Post Office on July 23, 2014 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/WireImage)
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka mbrojtur të nominuarin e tij për sekretar amerikan të shtetit, Rex Tilllerson, si “diplomat të mrekullueshëm” i cili “do t’i kthejë vitet e gabimeve në politikën e jashtme”, duke qenë se është “mbrojtës i fuqishëm” i interesave të Shteteve të Bashkuara.Mëtutje, në një tubim në Viskonsin, mbrëmë vonë, Trump e ka lavdëruar Tillerson, se është njëri nga biznesmenët më të suksesshëm në botë, me një karrierë që është “realizim i ëndrrës amerikane”.
Derisa shumë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara i kanë kritikuar lidhjet e Tillersonit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Donald Trump tha se kjo është gjë e mirë.
“Rex është mik me shumë liderë në botë dhe disave kjo nuk u pëlqen”, tha Trump, dhe ka shtuar se “ata nuk dëshirojnë që ai të jetë miqësor”. /Rel/


















