Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se i kërkoi Vladimir Putinit të mos qëllonte për një javë për shkak të të ftohtit të dimrit dhe se ai pranoi, shkruan ANSA
Ndërkohë, sipas The Washington Post, shkruan se pavarësisht deklaratave optimiste nga Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në lidhje me rezultatet e afërta në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë, diplomati më i lartë i Moskës hodhi poshtë të enjten një kusht qendror të marrëveshjes së propozuar.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë një marrëveshje dypalëshe sigurie midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës – një kusht kyç që zyrtarët e Kievit thonë se është i nevojshëm që ata të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje – duke thënë “se garanci të tilla sigurie nuk kanë gjasa të sigurojnë paqe të qëndrueshme”.
















