Trump dhe Netanyahu do të takohen më 4 shkurt, takimi në Shtëpinë e Bardhë

E publikuar: 28/01/2025 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, njoftoi Kryeministria e Izraelit.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë, thuhet se Trump e ka ftuar Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë.

Në deklaratë thuhet se Netanyahu është lideri i parë i huaj që Trump e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi mori presidencën për herë të dytë.

Sipas mediave izraelite, në takimin mes Trumpit dhe Netanyahut pritet të diskutohen çështjet rajonale, veçanërisht armëpushimi në Gaza.