FILE – In this April 27, 2016 file photo,House Speaker Paul Ryan of Wis. speaks in Washington. Paul Ryan is refusing to support Donald Trump as the Republican nominee for president. (AP Photo/Andrew Harnik, File)
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan deklaron se nuk do ta mbrojë Donald Trump-in. Sipas “New York Times”, kryetari nga radhët e republikanëve Paul Ryan u ka thënë kongresmenëve republikanë në një video konferencë, se fushata e tij nëpër shtetet amerikane do të përqendrohet në mbrojtjen e shumicës në Kongres.
Ai u ka bërë thirrje republikanëve që të merren me fushatat e tyre të rizgjedhjes dhe të marrin vendime individuale mbi mënyrën se si do të sillen ndaj Trump.
Sipas “New York Times”, e cila citon burime në kushte anonimiteti, Ryana është i shqetësuar që mos t’i lejojnë Hillary Clitonin një çek të bardhë në një kongres të kontrolluar nga demokratët.
Qëndrimi i tij ka shkaktuar tensione në sallë, duke e bërë atë të thotë se nuk po hiqte dorë nga mbështetja por se nuk do ta mbronte më kandidatin republikan.
Zyrtarisht, një nga zëdhënësit e kryetarit Ryan tha se ai do t’i përkushtohet mbrojtjes së republikanëve të Kongresit për pjesën e mbetur të fushatës.
Zëdhënësi i fushatës së Trump iu përgjigj këtyre lajmeve duke thënë se asgjë s’ka ndryshuar pasi Trump mbështetet nga lëvizjet politike dhe jo nga Washingtoni.
Dhjetëra republikanë kanë dezertuar radhët e mbështetësve pas publikimit të incizimeve me etiketime vulgare të Trump ndaj grave.
Ryan dhe Trump duhet të shfaqeshin së bashku në Wisconsin të shtunën, por kryetari i dhomës së përfaqësueseve e anuloi pjesëmarrjen. Ryan është dhe republikani i parë që i jep një goditje të fortë Trumpit pas debatit të dytë presidencial i cili pritej t’i shpëtonte fushatën kandidatit të partisë së tij. Edhe pse pati një paraqitje më të mirë nga ç’pritej siç komentojnë analistët, sërish sondazhet i dhanë Clintonit epërsinë e pëlqimeve të publikut./TCH/