Presidenti Amerikan Donald Trump bllokoi ditën e Hëne përpjekjet e Broadcom për të blerë Qualcomm duke i dhënë një goditje asaj që mund të kishte qenë marrëveshje më e madhe në industrinë e teknologjisë.
Trump ngriti shqetësimet se finalizimi i kësaj marrëveshjeje do ti jepte Kinës një avantazh në komunikimet mobile.
Urdhri presidencial thotë se një marrëveshje e tillë do ti kushtonte SHBA-ve lidershipin në krijimin e teknologjive dhe vendosjen e standardeve të komunikimeve mobile në të ardhmen.
Qualcomm është shfaqur së fundi si një prej konkurrentëve më të mëdhenj të Huawei.
Në Shkurt Qualcomm refuzoi një ofertë të dytë të Broadcom prej 117 miliard dollarësh.
Një dominim i Kinës në 5G do të kishte një impakt negativ substancial për sigurinë e Shteteve të Bashkuara shkruhej në urdhrin presidencial. /PCWorld Albanian