Trump beson se SHBA do të aneksojë Grenlandën

E publikuar: 13/03/2025 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump ka thënë se mendon se SHBA do të aneksojë Grenlandën.

Deklarata e tij vjen disa ditë pasi kryeministri i ardhshëm i vendit tha: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.

Sipas mediave të huaja, gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti i SHBA-ve u pyet për shpresat e tij për të aneksuar Grenlandën.

“Unë mendoj se kjo do të ndodhë”, citohet të ketë thënë ai.

Kjo vjen pasi partia e qendrës së djathtë të Grenlandës fitoi zgjedhjet në një rezultat që shihet si një refuzim i ndërhyrjes së Trump në politikën e ishullit.

Partia Demokratike favorizon një lëvizje të ngadaltë drejt pavarësisë nga Danimarka – me liderin e saj duke thënë për Sky News “ne duam ta ndërtojmë vendin tonë vetë”.

Trump pretendoi se zgjedhjet ishin të mira për SHBA-në.