Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë përkrahësve në Miçigan dhe Minesota se administrata e tij nuk do të pranonte refugjatë pa përkrahjen e vendorëve.
Ai i ka përdorur paraqitjet në shtetet me komunitete myslimane në rritje për ta kritikuar rivalen demokrate Hillary Clinonin, e cila e përkrah pranimin e refugjatëve që ikin nga lufta e Sirisë.
Trump ka thënë në Mineapolis se njerëzit atje tashmë i kanë parë rezultatet e defekteve të korrigjuara me komunitetin e myslimanëve somalezë në Minesota, transmeton Express.
Trump ka thënë se ajo çfarë po ndodh në Miçigan, i cili ka disa qytete me komunitete myslimane, është turp.
“Këtu në Miçigan, i kemi parë me sytë e tonë problemet që janë shkaktuar nga programi për refugjat… kjo e vë në rrezik sigurinë tuaj, si dhe vendos presion të madh ndaj shkollave dhe resurseve të komunitetit,” ka thënë Trump.
“Administrata e Trumpit kurrë nuk do të pranojë ndonjë refugjat pa përkrahjen e komunitetit vendor,” ka shtuar ai./Express/