Trotuari me akull, aty ku rreziku për tu rrëzuar është shumë i madh (Video)

E publikuar: 19/12/2017 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dikush ka publikuar një video e cila thuhet se është bërë tri vjet më parë dhe pamjet janë marrë në Selly Oak, Birmingham.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Davie Truman i cili ka publikuar pamjet për siç thuhet “të rritur ndërgjegjësimin se nevojitet më shumë kujdes kur ecni në rrugë me akull, sidomos në trotuare”.

Ai ka thënë: “Po e incizoja videon për t’i treguar këshillit se ky kënd ishte veçanërisht i keq për ata që ecin aty, shkaku i akullit”.

“E kam publikuar përsëri sepse kjo mund të ndodhë njëjtë edhe gjatë këtij dimri”. /Telegrafi/

Për të shikuar pamjet, klikoni KËTU