Eksperimentet e Nokia përtej biznesit të pajisjeve të rrjetit nuk kanë shkuar siç duhet. Përpjekje në drejtim të realitetit virtual dështuan ndërsa biznesi i shëndetit dixhital u shit pasi nuk arrit do të vijonte suksesin e Withings.
Tashmë kompania ka vendosur të “shkundë” lidershopin për tu rifokusuar në atë që di mësë miri të bëjë.
Kompania do të shkrijë grupet e rrjeteve mobile dhe fikse në një të vetëm për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e 5G-së.
Drejtori i rrjeteve mobile, një ish ekzekutiv i Alcatel-Lucent do të largohet dhe zëvendësohet nga veterani me 23 vite eksperiencë i Nokia, Tommi Uitto.
Mbetet për tu parë impakti i këtyre lëvizjeve por momentin për tu rifokusuar në 5G është i duhuri. /PCWorld Albanian