Tronditet Franca, terroristi u pret kokën 2 personave në mes të
Dy personave u është prerë koka dhe disa të tjerë janë plagosur me thikë, pas një sulm terrorist në një katedrale në Nice, Francë.
Sipas mediave lokale, sulmi nisi në orën 9 të mëngjesit, ndërsa policia rrethoi zonën dhe vuri në pranga autorin.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, shkroi në Twitter: ‘Unë jam në vendngjarje me policinë, e cila vuri në pranga autorin e sulmit. Konfirmoj se të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice”. /gazetashqip/