Bayerni merr një lajm shokues para ndeshjes ndaj Real Madrid. Shtylla e mbrojtjes së skuadrës gjermane, Mats Hummels do të jetë mungesa e madhe për këtë super ndeshje.
“Të mërkurën me siguri që nuk do të jem në dispozicion,” ka thënë qendërmbrojtësi në një intervistë për Bild, raporton Albeu.
Hummels ka lënë gjysmësmën seancën sekrete stërvitore që u zhvillua sot paradite pas një goditje në këmbë dhe më pas u vizitua nga mjekët. Hummels u la pushim nga Ancelotti në ndeshjen ndaj Borusia Dortmund dhe u fut në fushë vetëm në 10 minutat e fundit të sfidës./albeu.com/



















