Trajneri i Al-Sadd, Abdullah Al-Berik ka konfirmuar se klubi nga Katari do ta transferojë mesfushorin e Barcelonës, Xavi, pas përfundimit të këtij sezoni.
Legjenda e Barcelonës, Xavi do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni duke iu bashkuar klubit nga Katari, Al-Sadd.
35-vjeçari tashmë ka takuar zyrtarë të lartë të Al-Sadd dhe marrëveshja është konfirmuar edhe nga trajneri i ekipit, Abdullah Al-Berik.
“Al-Sadd ka arritur të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Xavi, dhe kjo është një fotografi e tij me drejtorin sportiv Muhammed Ghoulam”, shkroi Al-Berik në Instagram. /Telegrafi/Lajmi/