Tue e pa vendin ku gazetarëve nuk iu lejohet me ba pyetje, me nji shfaqje të inskenume në Galerinë Kombëtare, Rock grupi i famshëm Troja, shpalosi albumin më të ri.
Promovimi i këtij albumi nuk ishte i zakonshëm, pasiqë protagonistët e kësaj shfaqje u kishin shpërnda pyetje të gatshme gazetarëve, në ironi me pasqyrimin e politikës aktuale.
Troja ban thirrje që me mbrojtë indentitetin nga armiqtë e mbrendshëm.
Idelogjia, simbas tyne po e prish sistemin tonë të sofistikuem, që asht krijue që 16 vite.
Protagonisti i kësaj shfaqje vazhdoi fjalimin e tij tue thanë se Grupi Troja nuk ndalon vetëm me “Demokracinë”, sepse tash kanë përgatit nji arsenal me kangë kundër sistemit.
Ai e përfundoi shfaqjen tu’ i urdhnue gazetarët që me ndalë transmetimin, sepse simbas tyne kjo asht e vërteta me të cilën po përballen gazetarët dhe gjithë njerëzit nga politika në Kosovë.
Albumi i ri ka 7 kangë, prej të cilave dy janë në gjuhën angleze. Krijimet e reja kanë ruejtë ritmin e grupit dhe në spektrin e teksteve, që shprehin pakënaqësi me politikën dhe zhvillimet.