Rrjeti i Fondeve të Filmit të Europës Juglindore (South Eastern Europe Cinema Network) ka mbështetur tri projekte filmike nga Kosova.
Në Asamblenë e 30-të të mbajtur me 7 nëntor në Selanik, në kuadër të projekteve filmike fituese nga shtetet tjera të Europës Juglindore, është vendosur që të përkrahet prodhimi i dy filmave të shkurtë: ‘Koagulimi’/’Coagulation’ me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe ‘Sea By The River And River By The Sea’ me skenar dhe regji nga Sovran Ndrecaj; si dhe zhvillimi i skenarit për filmin e gjatë ‘Woman of the House’ nga Fatos Berisha.
Për Kosovën është viti i dytë si anëtare e SEE CINEMA NETWORK e cila ka për qëllim të krijoj bashkëpunim në mes shtetave anëtare që permes kinemasë të eksplorohet e përbashkëta e identitetit europian, duke integruar dhe festuar diversitetin kulturor dhe traditat e ndryshme./Infosot/