Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media, ka thënë se së bashku me liderin e AAk-së, Ramush Haradinaj, dhe atë të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, do të shkojnë nesër (e martë), në takim me presidentën e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga i ka ftuar në një tryezë dialogu të gjithë liderët partiak, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës institucionale./Gazeta Tribuna