Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh komentet e tyre për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend për votim në lexim të dytë. Bëhet fjalë për projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokurorial.
Këtë deklaratë e ka shpërndarë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ka thënë se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.
Përkundër këtyre reagimeve, në agjendën e Kuvendit të Kosovës figurojnë këto tri projektligjeve në mesin e 32 pikave sa do t’i ektë rendi i ditës për seancën e paraparë të mbahet nesër nga ora 10:00.
Tri ligjet e kundërshtuara nga bashkësia ndërkombëtare janë:
Pika: 18. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Pika: 20. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Pika: 22. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë.