Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe 18 të tjerë të lënduar kur një traktor që po tërhiqte një karro të mbushur me njerëz u godit nga treni në Uttar Pradesh të Indisë, ka konfirmuar Policia, raporton BBC.
Aksidenti ndodhi në një kalim të papajisur me mbrojtëse hekurudhore afër qytetit të Bijnor-it, transmeton Indeksonline.
Mësohet se karroja barte njerëz që ktheheshin nga një ceremoni në një prej tempujve Hindu. /Indeksonline/