Trendi i kurorëzimeve, Muharremi: Dashnia në Kosovë, rekord!

E publikuar: 18/05/2025 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se “dashnia në Kosovë është rekodr”, shkruan infosot.com

Ai bën me dije se të dhënat zyrtare të ASK, nga 2021 deri 2025, tregojnë trend tepër të qëndrueshëm të kurorëzimeve në Kosovë.

“Kurorëzime, i kemi mesatarisht 1,500 në muaj
Shkurorëzime, rreth 140 në muaj
Për çdo 1 shkurorëzim ndodhin mesatarisht mbi 7 kurorëzime.
Mesiguri i kemi raportet më pozitive në rajon dhe Evropë”, shkruan ai./infosot.com