Tregu rrëqethës i mishit të maceve (Video)

E publikuar: 17/03/2018 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë shpërndarë në internet pamje rrëqethëse, që i tregojnë macet e mbyllura në thasë, para se të theren për tu rrjepur dhe pjekur, për tu shitur më pas në tregjet e ndryshme në Vietnam.

Të njohura si ‘tigrat e vegjël’ macet janë shumë të kërkuara në Azinë juglindore, me bindjen se largojnë fatin e keq dhe rrisin potencën, transmeton Telegrafi.

Disa nga macet kanë edhe kollare, që do të thotë se dikur ishin kafshë shtëpiake, e që janë grabitur prej pronarëve.

Personi i njohur si Quyen, i ka bërë filmimet në Ho Chi Ming gjatë muajit të kaluar, për të treguar se çfarë ndodhë në këto tregje.

“Macet janë viktimat e pazbuluara, të tregjeve të qenve”, ka thënë Quyen.

Sipas tij, të gjithë flasin për qentë që mbyten dhe piqen për ushqim, ndërsa askush nuk flet për këto kafshë që traumatizohen dhe në të shumtën e rasteve, rjepen për së gjalli.

Ky treg zhvillohet në fillim të çdo muaji, ku besëtytë të shumtë blejnë macet e pjekura, që të shmangin fatin e keq, të rritin potencën seksuale  dhe të fitojnë shkathtësitë si të maces. /Telegrafi/