Tregtia e armëve në Laç bëhet me biçikletë

E publikuar: 05/05/2015 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Laçit ka arrestuar një 42-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Por ajo çfarë e bën të çuditshme këtë rast është akti se ai i transportonte armët me biçikletë.

Ka qenë ora rreth 17:00 kur në afersi të stacionit të trenit në Laç, kur Martin Deda është kapur në flagrancë duke lëvizur me biçikletë dhe në të kishte të vendosur e të mbeshtjella me dy thasë sintetik 1 armë zjarri automatik M-56, 7.62 m/m,  1 pushkë M-56, 7.62 m/m, si dhe një krehër automatiku e 7 fishekë M-56.

Nga ana e policisë  u bë sekuestrimi i armëve dhe municioneve cilësinë provës materjale. Materjalet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit lufttarak”, neni 278  i Kodit Penal./shqiptarja/

armë zjarri