Krasniqi: Për të gjitha dështimet fajet i kemi ne si komb
NISMA për Kosovën sot po shënon dy vjetorin e themelimit të saj si parti.
Në këtë rast Kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kosovës i duhet një opozitë e bashkuar për ta ndryshuar qeverisjen dhe se shteti tonë i duhet një menaxher që dinë të qeverisë me vendin.
Sipas Krasniqit synimi i NISMA-s është që të jetë e orientuar politikisht nga e majta moderne, njofton Klan Kosova.
Por Krasniqi ka thënë se faji qëndron tek të gjithë ne për gjendjen që është tani në Kosovë.
“Nuk na ka faj rruga që na e solli lirinë, as rruga që e solli pavarësinë në 2008. Ne nuk bëmë asgjë e për të gjitha dështimet fajet i kemi ne si komb”.
Sipas tij, kryeministri Isa Mustafa dhe tashmë presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi po ecin në rrugë që Kosovën po e largon nga rruga kombëtare e ajo evropiane.
Jakupi ka thënë se personat që udhëheqin vendin e që e kanë shkel kushtetutën duhet të dorëhiqen, e për t’u rikthyer duhet ta kërkojnë votën e qytetarëve. /Blic/


















