Tre 18-vjeçar nga Zvicra përjetuan pushime verore të ndryshme nga të gjithë shokët e tyre. Ata vizituan Kosovën për një javë me qëllim që t’ua mësojnë gjuhë angleze komunitetit rom.
Robin Huber, Leonardo Mastragiacomo dhe Nico Polli, erdhën në Kosovë gjatë verës për t’iu mësuar gjuhën fëmijëve rom në Kosovë. Tre të rinjtë kishin qëllimin që këtij komuniteti t’i ndihmojnë të luajnë dhe të argëtohen gjatë verës, shkruan Insajderi.
Por tre të rinjtë ishin tronditur posa kishin mbërritur në Prishtinë.
“Ne u përballëm me varfëria në qytet”, kujton Robin. Por sipas 18 vjeçarit kjo nuk krahasohej me atë që prisnin në fshatin rom, jo shumë larg Prishtinës.
“Jo shumë larg Prishtinës, njerëzit jetonin në kushte të vështira”, përshkruan Leonardo.
“Fëmijët ishin shumë të keq ushqyer, disa prej tyre ishin të sëmurë”, tha vizitore tjetër Nico.
Por sipas vizitorëve, përshtypje ju bërë lumturia që kishin këta fëmijë pavarësisht rrethanave të tjera.
Tre turistët nga Zvicra deklaruan për Winterthurer-zeitung.ch se në verën e vitit të ardhshëm do të kthehen përsëri për ta vizituar Kosovën./Insajderi.com


















