Tre të vdekur dhe 43 raste të reja me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 17/09/2020 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.