Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Vetërnik. Ata u dërguan për trajtim mjekësor.
Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.

















