Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti tha se me rastin po merret trafiku rrugor.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për media.