Tre të burgosur theren me thikë në burg, vdes njëri

E publikuar: 19/10/2016 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i burgosur ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në burgun e Pentonville, i cili gjendet në veri të Londrës.

Shërbimet emergjente shkuan në burg rreth orës 3 të mëngjesit, ku gjetën tre të burgosur meshkuj të plagosur, ndërsa njëri ishte i vdekur.

Viktima ishte rreth moshës 20-vjeçare, i cili raportohet se vdiq në vendin e ngjarjes.

Policia është në proces të informimit të familjes së tij, pasi ai ende nuk është identifikuar, thotë “SkyNews”, transmeton /GazetaExpress/

Dy të plagosurit e tjerë, njëri i moshës 21-vjeçare dhe tjetri 30-vjeçar gjenden në spital, mirëpo në gjendje të rëndë shëndetësore