Tre shqiptarë do jenë “në aksion” sonte me skuadrat e tyre në Evropë.
Bëhet fjalë për Vedat Muriqin e Mallorcas, Edon Zhegrovën e Lilles dhe Granit Xhakën e Bayer Leverkusen.
Lille do ta zhvillojë derbin e zjarrtë në duelin e xhiros së 10-të ndaj si vendas ndaj Lyon.
Ndërkohë, edhe Xhaka me Bayer Leverkusen do të zhvillojnë duelin e xhiros hapëse të 9-të.
Edhe Xhaka do të jetë startues në mesfushë për këtë duel.
Ndërkohë, çuditërisht, Vedat Muriqi ndodhet në stol, kur Mallorca viziton skuadrën e Betis në duelin e xhiros hapëse të 12-të.