Tre shqiptarë dhunohen nga persona me uniformë ushtarake në Malin e Zi, reagon kryeministri

E publikuar: 06/01/2024 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre të rinj shqiptarë që ishin nisur për në Gjermani janë dhunuar në mënyrë barbare në Mal të Zi.

Sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr, shqiptarët raportohet se janë dhunuar nga 8 persona civilë të veshur me veshje ushtarake.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të kësaj të shtune. Sipas informacioneve paraprake ata janë goditur barbarisht me grushte e shkelma nga persona ende të paidentifikuar.

Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe për momentin po merr ndihmë mjekësore, në urgjencën e spitalit në Mal të Zi.

Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kane nxjerrë me forcë nga makina dhe dhunuar, prandaj nuk dihet nacionaliteti i tyre.

Të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga policia shqiptare.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka ministri Balla ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi, ku lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić.

Përmes një njoftimi postimi në rrjetin social “X, Spajiç ka bërë me dije se kjo ngjarje po hetohet dhe se një prej agresorëve është identifikuar.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë malazeze shprehu keqardhje dhe theksoi s epo punohet për arrestimin e autorëve.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkroi Spajiç.