Tre policë kanë marrë lëndime të lehta trupore nga protesta e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës.
Sipas njoftimit të Policisë, disa prej pjesëmarrësve përveç hedhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore tre zyrtarëve policorë, që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia gjithashtu njoftoi se ka iniciuar hetim për goditjen e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, ndaj një zyrtari policor.

















