Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku kërkoi nga kryesuesi i seancës konstiutive, Avni Dehari që të kthehet në rendin e ditës votimi i hapur.
Edhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është ndalur mikrofoni, edhe pse ajo e vazhdoi fjalën e saj duke u përplasur me deputetët e LVV-së.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari tha se po e ndërpren seancën pa konstituim të Kuvendit.
“56 deputetë kanë votuar për, kundër nuk ka, abstenim nuk ka. Të nderuara deputete, të nderuar deputetë, të nderuar të pranishëm, me gjitha përpjekjet e mia me qëllim të konstituimit të Kuvendit, për shkak të mungesës së vullnetit të deputetëve, nuk u arrit konstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Meqë tahsmë kemi një vendim nga Gjykata Kushtetuese, për vendosjen e masës së përkohshme e cila hyn në fuqi me 27 korrik deri më 8 gusht, siç thotë edhe vendimi ndalohet çfarëdo veprimi apo vendimi nga ana e deputetëve, andaj deri në një vendim tjetër apo vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, po e ndërpres seancën”, ka thënë Dehari.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të Kuvendit.

















