Tre mijë faqe material për rastin e Gucatit dhe Haradinajt

E publikuar: 24/02/2021 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në këtë seancë mbrojtja ka kërkuar 20 korrikun si datë për dorëzimin e dosjes paraprake.Në seancën e tretë ndaj tyre nuk morën pjesë asnjëri.Dy krerët e OVL së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Hardinaj, në seancën radhës për ecurinë e çështjes u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës të tyre.
Këta mbrojtja u përball me prokuroren e ZPS-së e cila fillimisht u shpreh që kanë përmbushur detyrimet në gjetjen e materialeve. Megjithatë, prokurorja Valeria Bolici shtoi që nuk do të intervistohen të gjithë dëshmitarët, përveç atyre që ka synim ZPS. E me këto deklarime të Prokurorisë nuk është pajtuar mbrojtja. Avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt ka kundërshtuar qasjen e ZPS në këtë konferencë, duke thënë që kanë qëndrim shpërfillës e qesharak. Ndërkohë, mbrojtja e Hysni Gucatit ka shpalosur disa kërkesa, ku mes tjerash kanë përmendur edhe anulimin e fluturimit për në Kosovë për shkak të pandemisë.Qëllimi i kësaj vizitë ka qenë për t’i kryer hetimet e tyre lidhur me çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Nga mbrojtja në këtë konferencë është kërkuar që të hetohet edhe mënyra se si kanë arritur dosjet me dokumentet të Speciales në Zyrat e OVL-së.