
59 persona mbetën të vdekur nga tragjedia në Koçan, ku u dogj një diskotekë.
Qytetarë të shumtë sot gjatë ditës kanë demoluar lokalin e pronarit të diskotekës “Pulse” në Koçan në Maqedoni të Veriut.
Shumë të rinj shihen duke hedhur gur në drejtim të lokalit.
Të pranishëm ishin edhe Policia, por që të njëjtit dukej se nuk kanë ndërhyrë në asnjë moment.
Të hënën e 17 marsit, një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të protestuar, duke u kërkuar përgjegjësi për aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës.