Nëna e reperes, Nicki Minaj, Carol Maraj, foli për dhunën në familje dhe zbuloi detaje rreth përvojës së tmerrshme që duroi Nicki në rritje me një baba të varur nga droga dhe alkooli.
Nicki Minaj ka qarë në dhomën e saj, ndërsa babai i saj, Robert, rrihte nënën e saj Carol Maraj në shtëpinë e tyre në Nju-Jork, në mes të viteve ’90-a.
Rreth këtyre përvojave traumatike Carol foli në një intervistë për mediet britanike, shkruan gazeta “Zëri”.
Ajo tha se si burri i saj ishte përpjekur për të djegur shtëpinë, derisa ajo ishte në të. “Burri im dinte që nën ndikimin e kokainës dhe alkoolit të vijë në shtëpi dhe pastaj të terrorizonte të gjithë familjen”, tha ajo.
“Një natë u zgjova dhe ndjeva tymin. Rashë poshtë dhe kuzhina ishte në flakë. Duhej të dilja jashtë nga shtëpia. Shtëpia u dogj deri në themel”, zbuloi ajo.
Për fat të mirë, Nicki dhe vëllezërit e saj Mikajahun dhe Jelani mbijetuan, sepse ata kishin fjetur tek të afërmit e tyre.
Nëna e tyre kishte një parandjenjë se diçka mund të ndodhte.
“Ai ishte shumë i dhunshëm. Ai na kërcënoi dhe na mbajti zgjuar gjithë natën. Fëmijët kishin frikë për shkak të tij. Ata qanin derisa ai nuk u shemb përfundimisht nga alkooli. Ai rrihte fëmijët”, tha Carol. /ZËRI/