Trasmetimi në 6G, 10 deri në 20 herë më shpejt se 5G

E publikuar: 08/01/2022 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina ka realizuar transmetimin më të shpejtë në kohë reale në botë për komunikimin jokabllor teraherc (THz), i cili është 10 deri në 20 herë më i lartë se rrjetet 5G, njoftoi të martën Laboratori “Mali i Purpurt”.

Laboratori i teknologjisë së lartë që gjendet në Nankin, kryeqendra e provincës Jiangsu të Kinës Lindore, dhe që ka një sistem komunikimi jokabllor të nivelit të lartë 360-430 GHz të prodhuar në vend, ka arritur një THz në kohë reale 100-200 gigabit për sekondë të orientuar drejt 6G.

You Xiaohu, kryehulumtuesi i laboratorit, tha se teknologjitë e transmetimit teraherc janë thelbësore për rrjetet 6G dhe do të përdoren gjerësisht për realizimin e transmetimeve më të shpejta dhe në aplikacione të tipit të ri si AR, VR dhe metaversi.

Për më tepër, teknologjitë teraherc mund të përdoren gjithashtu gjerësisht në komunikimin hapësinor e ndërsatelitor dhe për të realizuar përfundimisht komunikimin e integruar hapësirë-tokë-det, shtoi You.