Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bjeshkë të Polanës së Istogut, persona të panjohur kanë tentuar të kontrabandojnë disa gjedhe ilegalisht.
Bjeshka e Polanës, Istog 18.09.2017 – 16:45. Njësia policore ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kontrabanduar tetë (8) gjedhe nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës. Të dyshuarit pasi ka vërejtur njësinë policore kanë ikur, ndërsa gjedhet (lopët) janë konfiskuar. Në konsultim me prokurorin, gjedhet do të dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës. Janë informuar edhe AVUK-u dhe Dogana e Kosovës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë.

















