Rreth orës 03.00 të mëngjesit të së enjtes ka mbërritur në ambientet e komisariatit të policisë Vlorë droga e sekuestruar në fshatin Babicë e vogël.
Aksioni nga krimet e rënda që u mbështet nga Delta Force si dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë nisi rreth orës 22.00 të mbrëmjes së 18 tetorit.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka postuar në profilin e tij Facebook një video, ku shihen kamionët duke transportuar drogën.
“Ja si u transportuan nga Babica e Vogel ne komisariatin e Vlores, ne ora 03:00, me nje kamion dhe nje furgon 10 tonelata droge!”, ka shkruar Berisha.


















