Një dizajnere e modës shpesh po ngatërrohet nga qytetarët me modelet e saj, pasi ka arritur të humbë plotë 83 kilogramë pas ndërhyrje kirurgjikale.
Thayna Pacheco Barboza kishte vendosur t’i nënshtrohet një operacioni në lukth, pasi e kishte kuptuar se mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse të gjyshes që vdiq nga problemet me zemër dhe nëna që kishte pësuar sulm në zemër, transmeton Telegrafi.
24-vjeçarja nga Juiz de Fora në Brazil, kishte shtuar në peshë qysh si 5-vjeçare, ndërsa deri në moshën e adoleshencës ajo arriti peshën ekstreme.
Dashuria e madhe për ushqimin e shpejtë, bëri që ajo të fitojë shumë kilogramë që i shkaktonin problem si në ecje ashtu dhe në aktivitete tjera.
Ajo ishte paralajmëruar nga e ëma që kishte pasur sulm në zemër, se ekziston mundësia që mund t’i trashëgojë problemet e saj shëndetësore.
E vetëdijshme për problemet shëndetësore që çdo ditë ia rrezikonin jetën, Thayna vendosi t’i nënshtrohet një operacioni që do t’i ndihmonte të humbte peshë.
Për fat të mirë operacioni pati sukses dhe ajo sot i ka vetëm 57 kilogramë, por kjo ndërhyrje i ka shkaktuar probleme tjera – heqjen e lëkurës së tepërt.
Sidoqoftë, ajo arriti që edhe këtë sfidë ta kapërcej, dhe sot Thayna ka numëron më shumë se 54 mijë ndjekës në Instagram që i përcjellin me vëmendje fotografitë që i publikon. /Telegrafi/