Lauren Munro, 34 vjeçe, për vite të tëra, ishte e shqetësuar për peshën shumë të rëndë që e kishte arritur, rreth 165 kilogramë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grua vuante nga dhimbje të vazhdueshme të gjoksit dhe zbuloi se kishte një koagulim gjaku që ia kërcënonte jetën, vetëm pasi humbi 95 kilogramë të peshës së saj.
Por kjo nuk ishte derisa 34-vjeçarja filloi të humbte peshë – duke rënë në peshë për rreth 60 kilogramë në një vit – ajo e kuptoi se dhimbja e saj ishte shumë më e keqe.
Lauren, tha se para se të humbja peshën, të gjithë më thanë se e kisha dhimbjen e gjoksit për shkak të peshës së madhe.
“Ndonjëherë flija ulur për shkak të dhembjes dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore për fillimin e dietës”.
“Por edhe kur kisha humbur rreth 50 kilogramë, dhimbjet ishin ende dhe pastaj fillova të kollitem gjak. E dija se duhej të shkoj tek mjeku”.
Testet zbuluan se Lauren, nga Hulli lindor, kishte një mpikësje të gjakut në mushkërinë e majtë.
Ajo u vendos nën terapinë e hollimit të gjakut.
“Unë 100 për qind nuk mendoj se do të isha gjallë në qoftë se nuk do të isha duke hyrë në këtë dietë dhe duke rishikuar stilin e jetës time”, tha ajo.
Ajo ndoqi planin, që përfshin konsumimin e supave me pak kalori dhe ushqime, duke ngrënë një dietë të ekuilibruar të shëndetshme, deri në qershor.
Pothuajse për një vit ka arritur të mbajë peshën dhe është në një madhësi optimale.
E konsulentja e Planit të dietës Sarah Mallinson e ka lavdëruar atë për arritjen e saj fantastike.
Ajo ka thënë: “Lauren ka qenë absolutisht e mahnitshme dhe ajo e ka ndjekur planin në letër. Ajo ka qenë aq e vendosur. Ajo ka qenë gjithnjë kaq pozitive dhe ajo është një frymëzim për të gjithë”. /Telegrafi/